La Coruna shkarkon trajnerin Parralo

La Coruna shkarkon trajnerin Parralo

05 shkurt 2018 10:54

Skuadra e La Ligas spanjolle Deportivo La Coruna ka shkarkuar trajnerin Cristobal Parralo të dielën. Shkarkimi ka ardhur pas humbjes 5:0 që La Coruna e pësoi nga Real Sociedadi.

Skuadra e elitës spanjolle tash është duke kërkuar trajnerin e tretë për këtë stinor, shkrua “Koha Ditore”.

“Deportivo dëshiron të falënderojë Cristobalin për angazhimin, përkushtimin dhe punën e tij si trajner i skuadrës së parë”, është thënë në komunikatë të La Corunas.

Parralo ishte ngritur si trajner i skuadrës së parë në tetor, pas shkarkimit të Pepe Melit. La Coruna pas 22 xhirove zë vendin e 18-të me 17 pikë, vend që largon nga elita. Është tri pikë larg Levantes që zë vendin e 16-të.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme