Sport

Aubameyang paralajmëron rivalët në Premier League

Transferimi rekord i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang ka paralajmëruar rivalët e Premier Leagues se ka shumë më tepër për të ofruar, pasi ka shënuar të shtunën në debutim, ndërsa Arsenali triumfoi 5:1 ndaj Evertonit.

Mesfushori Aaron Ramsey realizoi tre gola, Aubameyang një dhe mbrojtësi Laurent Koscielny një, për të kompletuar një ndeshje perfekte të Arsenalit, shkruan “Koha Ditore”. Skuadra londineze tregoi forcën ofensive në pjesën e parë.

“A ka më tepër për të ofruar nga unë? Mendoj se po”, ka thënë Aubameyang që është transferuar nga Dortmundi pak ditë më parë për afro 64 milionë euro. “Ne fituam ndeshjen në pjesën e parë dhe pjesa e dytë ishte më ndryshe. Jemi shumë të kënaqur”.

Në të vërtetë Arsenali pati epërsi prej 4:0 në pjesën e parë dhe epërsinë prej katër golave e mbajti deri në fund.

Transferimi tjetër i klubit londinez, Henrikh Mkhitaryan, shkëlqeu duke dhënë tri asiste.

Arsenali zë vendin e gjashtë në Premier League pas 26 xhirove... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)