Barcelona fajëson Neymarin për rritjen e çmimit të lojtarëve

Barcelona fajëson Neymarin për rritjen e çmimit të lojtarëve

05 shkurt 2018 12:46

Sjellja e Neymarit gjatë transferimit te Paris Saint-Germain është arsyeja për rritjen e çmimit të transferimeve të lojtarëve. Kështu vlerëson zëvendëspresidenti i Barcelonës, Jord Mestre.

Mestre ka thënë se sulmuesi 25-vjeçar ka luajtur si “maca me miun” me klubin para se të largohej në gusht të vitit të kaluar, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”.

Paris Saint-Germain pagoi 220 milionë euro për Neymarin, duke e bërë atë lojtarin më të shtrenjtë në histori.

“Ne do të kishim kursyer shumë para dhe po ashtu gjithë atë bujë në media. Ajo që më lëndoi më së tepërmi ishte mënyra se si ndodhi”, ka deklaruar Mestre.

Neymar kishte firmosur kontratë pesëvjeçare me Barcelonën në korrik të vitit 2016, që përfshiu një bonus për rinovim në vlerë 8.5 milionë euro... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme