Berisha nis fuqishëm

Berisha nis fuqishëm

05 shkurt 2018 12:20

Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, ka asistuar në dy gola për Red Bull Salzburgun që mposhti Admiran me rezultatin 2:1.

Kjo ndeshje e zhvilluar të shtunën në kuadër të javës së 21-të ishte edhe e para e stinorit pranveror në Bundesligën e Austrisë, shkruan “Koha Ditore”.

Berisha asistoi për golin e fitores në minutën e 95-të. Berisha 24-vjeçar në 19 paraqitje ka kontribuar me tetë asistime dhe dy gola.

Me këtë fitore Salzburgu ka ruajtur kreun e tabelës. Pas 21 xhirosh zë vendin e parë me 46 pikë, dy më shumë se Sturm Grazi.

Ndërkohë në fitoren 2:1 të LASK Linzit ndaj St. Poltenit, në minutën e 71-të në fushë u inkuadrua sulmuesi Mërgim Berisha.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme