Bashkimi fiton derbin e dytë

Bashkimi fiton derbin e dytë

05 shkurt 2018 10:24

Pos në Mitrovicë, palestra është mbushur edhe në Suharekë. Të dielën, në derbin tjetër të javës së 18-të mes Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit të Prizrenit, fitore shënoi skuadra mysafire me shifrat 88:82. Në këtë ndeshje prezentë ishin rreth 1500 shikues, shkruan “Koha Ditore”.

Mikaile Tmushiq me 20 pikë udhëhoqi Bashkimin drejt fitores. 17 pikë i shënoi Edmond Kryeziu, ndërsa pikë dyshifrore patën edhe Altin Morina, Aaron Moss, Vincent Zollo e Urim Zenelaj. Moss pos 14 pikëve pati edhe 17 kërcime e gjashtë asistime. Te Ylli më efikasi ishte Michael Harmon me 33 pikë.

Në ndeshjen tjetër të së dielës Rahoveci fitoi thellë në udhëtim ndaj Pejës me rezultatin 110:51. Ndërkohë ndeshja e rëndësishme në luftën për ekzistencë mes Kerasan Prishtinës dhe Boreas, e luajtur të shtunën në kryeqytet, u fitua nga Borea me shifrat 97:88.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme