Azemi hesht kritikët, udhëheq Prishtinën në ndeshjen e vështirë

Azemi hesht kritikët, udhëheq Prishtinën në ndeshjen e vështirë

05 shkurt 2018 09:40

Është i madh numri i ndeshjeve të vështira, të luajtura në atmosferë të zjarrtë, në të cilat pjesëmarrës ishte Edmond Azemi.

Të shumta janë edhe ndeshjet e tilla që i ka vendosur kapiteni 37-vjeçar i Sigal Prishtinës. Ndonëse ka të tillë që dyshojnë, Azemi vazhdon të vendosë ndeshje të mëdha, natyrisht në të mirë të skuadrës së tij, Prishtinës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Azemi të shtunën ishte më efikasi në fitoren e Sigal Prishtinës ndaj Trepçës me rezultatin 69:64 në derbin e javës së 18-të të IP Superligës së Kosovës në basketboll. Ndeshja u luajt në palestrën “Minatori” para një numri rekord shikuesish për këtë edicion.

Në palestër ishin rreth 3.000 shikues, përkatësisht disa qindra më shumë se kapaciteti normal i “Minatorit”. Ndonëse tifozët mitrovicas ishim shumë të zhurmshëm dhe i ofruan përkrahje të madhe Trepçës, fitoren e mori Prishtina, që ka fituar të gjitha 18 ndeshjet e këtij edicioni... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme