Sport

Akuza për keqpërdorime në Asamblenë e KOK-ut

Pa ndonjë akuzë dhe pa zhurmë u miratuan raporti vjetor i punës së KOK-ut, raporti financiar për vitin 2017 dhe plani i punës dhe ai financiar për vitin 2018. Por krejt ndryshe ishte kur në Asamblenë e Përgjithshme Vjetore të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) u fol për raportin e auditimit për periudhën 2015-2016.

Rreth katër orë e gjysmë zgjati Asambleja që u mbajt të dielën në Prishtinë, ndërsa më së shumti u diskutua për këtë pikë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ish-nënkryetari i KOK-ut, Fatmir Makolli, pasi dëgjoi raportimin e auditorit Tomor Zhavelli, nisi të bënte disa pyetje e më pas edhe të akuzonte drejtues të KOK-ut për keqpërdorime dhe keqmenaxhim të mjeteve financiare për vitin 2015 e 2016.

Makolli, që është kryetar i Federatës së Kikboksit të Kosovës, ka kërkuar llogari për mjetet që janë ndarë për lojërat evropiane “Baku 2015”, si dhe për lojërat olimpike “Rio 2016”. Ai akuzoi se ka pasur fryrje të faturave për rekuizitat e blera për sportistët pjesëmarrës në Lojërat Evropiane të mbajtura në Baku të Azerbajxhanit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)