Sport

Liverpooli dëshiron Wilsheren

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp raportohet se po kërkon shërbimet e Jack Wilsheret të Arsenalit.

Anglezi mbetet pa kontratë në fund të sezonit, ndërsa akoma nuk ka nisur bisedimet për kontratë të re.

Sipas “The Sun”, Liverpooli po e sheh 26-vjeçarin si zëvendësues të Emre Canit.

Raportohet se Wilsheret i është ofruar pagë më e vogël në Londër, gjë që mund të shtyjë në largimin e tij.