Malcolm pranon se dëshironte të largohej nga Bordeauxi në janar

Malcolm pranon se dëshironte të largohej nga Bordeauxi në janar

04 shkurt 2018 17:10

Ylli i Bordeauxit, Malcolm, ka pranuar se dëshironte të largohej nga klubi në afatin kalimtar të janarit.

20-vjeçari besohej se ishte cak i Arsenalit dhe Tottenham Hotspurit, por klubi francez ishte i vendosur të refuzonte çdo ofertë.

Malcolm tani ka treguar se dëshironte të largohej, por do të qëndrojë për të siguruar progres me klubin.

“Doja të largohesha. Është ëndërr e imja të kem progres në karrierë. Kam folur me presidenti, ai më tha se e dinte që ishte ëndrra ime, por më tha se ka nevojë për mua. I thash se mund të llogarisë në mua deri në fund të sezonit”, ka thënë braziliani për “Telefoot”.

Bordeaux thuhet se për shërbimet e Malcolmit ka kërkuar 45 milionë funte.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme