Sport

Suso “bombardon” Udinesen

Milani ka kaluar në epërsi ndaj Udineses me një supergol të shënuar nga spanjolli, Suso.

Nga rreth 30 metra spanjolli dërgoi një goditje të fuqishme në drejtim të portës së Bizzarrit, i cili nuk arriti ta ndalte, transmeton Koha.net.

Suso shënoi në minutën e nëntë të takimit pas asistimit nga Kessie.