Sport

Krasniqi: Mbrëmë ishte fitore shumë e rëndësishme

Haxhi Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka falënderuar fansat e tij për përkrahjen, ndërsa e vlerëson si shumë të rëndësishme fitoren e mbrëmshme të tij.

Boksieri shqiptar e mposhti polakun Bartlomiej Grafka me vendim unanim të gjyqtarëve, në meçin që u zhvillua mbrëmë në “Erdgas Arena” në Halle an der Saale të Gjermanisë, transmeton Koha.net.

Kjo fitore i hap rrugën atij drejt synimit kryesor të tij, titullit të botës në boks në kategorinë super të mesme.

“Ja ku jam sërish! Fitorja e bindshme e ditës së djeshme ishte për mua dhe tifozët e mi shumë e rëndësishme, prandaj po kthehem i lumtur në shtëpi. Më shumë se 5 muaj punë i kam pas vetës tani dhe kjo nuk do ishte e mundur pa ekipin tim të mrekullueshëm. I falënderoj të gjithë nga zemra”, ka shkruar Krasniqi.