Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Spalletti: S’di si ta përshkruaj situatën e Interit

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti ka mbetur i zhgënjyer nga dështimet e fundit të ekipit.

Interi vazhdon të dështojë në Serie A dhe mbrëmë janë bërë fiks dy muaj që nga fitorja e fundit e zikaltërve në kampionatin italian.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por edhe ndaj Crotones, Interi nuk ia doli të merrte më shumë se një pikë ndonëse në pjesën e parë pati avantazhin prej një goli.

Situata e rëndë në të cilën po kalon skuadra e brengos edhe Luciano Spallettin, i cili nuk e ka të qartë se çfarë po ndodh me ekipin e tij.

“Nuk jam shumë i shqetësuar, por nuk di si ta përshkruaj këtë situatë. Futbollistët po luajnë, po angazhohen, por nuk arrijmë të reagojmë atëherë kur duhet”, tha Spalletti, transmeton kp.

“Ka kohë që nuk kemi fituar pasi nuk arrijmë të prodhojmë lojë. Jemi bërë një skuadër për të qarë hallin edhe pse punojmë fort çdo ditë”, ka përfunduar ai.