Roma mposht Veronën

Roma mposht Veronën

04 shkurt 2018 14:23

Roma ka arkëtuar pikët e plota në përballjen e sotme ndaj Veronës.

Pas gjashtë ndeshjeve pa fitore në Serie A, Roma ka arritur të fitojë 0-1 ndaj Veronës, transmeton Koha.net.

Ishte turku Under që shënoi në minutën e parë të takimit pas asistimit nga Pellegrini.

Roma mbeti me një lojtar më pak në fushë kur Pellegrini u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 51. Megjithatë arriti të ruajë epërsinë e një goli në pjesën e mbetur të takimit.

Roma tani ka 41 pikë në vendin e pestë, përderisa Verona në vendin e parafundit ka 16 pikë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme