Albin Tahiri nuk e përfundon garën, del nga shtegu

Albin Tahiri nuk e përfundon garën, del nga shtegu

17 shkurt 2017 16:40

Skitari që po e përfaqëson Kosovën në Kampionatin Botëror, Albin Tahiri, në garën e sllallomit të madh nuk ka arritur ta përfundojë garën për shkak se ka dalë nga shtegu.

Tahiri i cili vendosi që ta arrijë shpejtësinë maksimale që të futet në 60-të skitarët më të mirë, pati një shpërqendrim që e la atë jashtë kualifikimit.

28-vjeçari të shtunën do t’i ketë kualifikimet për disiplinën sllallom, gara e të cilës mbahet të dielën, kur edhe përfundon Kampionati Botëror.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme