Sport

Turneu afrikan, mundësi për lojtarët dhe agjentët

Duke qëndruar brenda hollit të hotelit “Novotel” në qytetin Casablanca të Marokos, ishte e vështirë të humbasësh Koly Koivoguin, shkruan NYT.

I veshur me tuta ngjyrë të kuqe të ndezur, në të cilën gjendej logoja e Përfaqësueses së Guinesë, trajneri Koivogui po bënte rojë. Ai po sigurohej që agjentët e paftuar të lojtarëve apo skautët të mos i pengojnë anëtarët e skuadrës së tij në prag të Kampionatit të Shteteve të Afrikës me 16 skuadra, një garë ku përfaqësueset përbëhen vetëm me lojtarë që luajnë me klubet e vendeve të tyre të lindjes, përcjell Koha Ditore.

Për trajnerët dhe zyrtarët e tjerë të skuadrës si Koivogui, prioriteti është që të sigurohet që skuadra të shkëlqejë dhe të mbahet shpërqendrimi në minimum.

Por për shumë lojtarë atje, turneu që mbahet çdo dy vjet dhe që po organizohet për herë të pestë, përfaqëson një mundësi të rrallë për t'ua ndryshuar jetën: mundësia që lojtarët më herët të padëgjuar të bëjnë rrugën në përfaqësuese apo të kalojnë në liga më të mira e të pasura në Evropë, Azi apo Lindje të Mesme....(më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).