Sport

Ëndrra e vajzave xhamajkane

Descriptive Text

Port Antonio njihet për ujin. Është shtëpi e Lagunës së Kaltër, një pishinë e qetë që furnizohet nga deti i Karaibeve dhe që është e rrethuar me ujëvara, një xhungël dhe një varg resorësh turistikë.

Gjithë ky ujë është kamp natyral stërvitor për një grup të vajzave që kanë një ëndërr të pazakontë për këtë shtet-ishull: që një ditë të garojnë në Lojëra Olimpike si notare në not të sinkronizuar.

Ky sport kurrë vërtet nuk ka zënë rrënjë këtu, përcjell Koha Ditore shkrimin e NYT.

Ndonëse kjo disiplinë ka qenë olimpike për më tepër se 30 vjet, është dukshëm më pak e njohur se sportet e tjera ujore, si kërcimet në ujë dhe noti. Për një vend të vogël, Xhamajka ka një numër impresionues prej 78 medaljeve olimpike, por kurrë nuk ka pasur një përfaqësuese në not të sinkronizuar në Lojërat Olimpike. Në fakt, vendi i rrethuar nga uji, kurrë nuk ka fituar një medalje olimpike në sporte të ujit.

Por kjo nuk dekurajon këto vajza që të heqin dorë nga ëndrra e madhe që kanë.

Këto ëndrra janë formuar rreth Olga Novokshchenovas, medalistes së dyfishtë të artë olimpike në not të sinkronizuar, që ka nisur të japë mësime në Port Antonio...(më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).