Sport

10 mijë ndeshje në Premier Ligë, statistikat gjatë kësaj periudhe

Në Premier Ligën angleze të shtunën është luajtur ndeshja e 10 mijtë e kampionatit të themeluar në vitin 1992.

Në ligën e parë të Anglisë deri më sot janë luajtur 9.996 ndeshje, prej të cilave 7.350 kanë përfunduar me fitore, apo me disfatë të njërës nga skuadrat. Ekipet nikoqire kanë triumfuar në 4.612 ndeshje ndërsa ato mysafire në 2.738 ndeshje. Për këto 26 vite, rrjeta është tundur 26.435 herë, mesatarisht 2.64 gola për lojë.

Në formatin e ri të ligës, goli i parë u shënua nga Brian Deane në fanellën e Sheffield United. Në listën e golashënuesve u regjistrua në minutën e pestë të ndeshjes kundër Manchester United, me çka portieri danez Peter Schmechel u regjistrua si portieri, i cila pranoi golin e parë Premier Ligë.

Arbitrat deri më tani në Premier Ligë kanë ndarë 5.504 kartona të kuq dhe 29.987 kartona të verdhë.

- Shearer, golashënuesi më i mirë

Në krye të listës së golashënuesve më të mirë në Premier Ligë qëndron Alan Shearer, i cili tundi rrjetën kundërshtare 260 herë. Futbollisti anglez në periudhën 1992-1996 në fanellën e Blackburn Rovers shënoi 112 gola, pas së cilës u transferua në Newcastle ku brenda 10 viteve shënoi 148 gola, i ndjekur nga Wayne Rooney me 208 gola, dhe Adrew Cole me 187 gola të shënuar. Lojtarët e Premier Ligës 888 herë tundën rrjetin e tyre.

Ajo që është gjithashtu interesante është fakti se përfitimet mesatare javore të lojtarëve të Premier Ligës janë rritur për 35 herë, transmeton AA.

Në kohën kur liga kaloi në formatin e ri, 26 vjet më parë, të ardhurat mesatare javore të futbollistëve ishin 1.482 paund ndërsa sot kjo shifër është 50 mijë paund.

- Fitorja më e thellë në Old Trafford, 9:0

Fitorja më e thellë në Premier Ligë u regjistrua në stadiumin Old Trafford më 4 mars 1995, kur Manchester United mposhti Ipswich Town me 9:0. Rezultati më i zakonshëm ishte 1:0, kurse me këtë rezultat kanë përfunduar 1.827 ndeshje. Ndërsa 851 ballafaqime kanë përfunduar pa gola.

- Ndeshja më e shikuar United - Tottenham

Ndeshja me numrin më të madh të tifozëve në stadium, është regjistruar mes Manchester United dhe Tottenham. Ndeshja u zhvillua vitin e kaluar, kur në stadiumin Wembley kishte 81.978 tifozë.

Ndeshja më pak e shikuar ishte ajo mes Wimbledon dhe Everton në vitin 1993, ku në atë kohë në stadion ishin vetëm 3.039 tifozë.

- Manchester United ka arritur pikët më të larta

Manchester United është padyshim klubi i cili me 13 titujt e fituar kryeson në Premier Ligën Angleze. Në gjithsej 987 ndeshje, "djajtë e kuq" fituan 2.074 pikë e ndjekur nga Arsenal me 1.854 pikë të grumbulluara, Chelsea me 1.839 dhe Liverpool me 1.727 pikë.