Sport

Besa e Kosova janë më të sigurta kur mbrohen nga Ramosaj

Bujar Ramosaj ishte lojtari që u veçua nga përzgjedhësi Taip Ramadani, pas humbjes së Përfaqësueses së Kosovës në hendboll nga Polonia (30:19), në javën e dytë të janarit.

Ramosaj në atë ndeshje të fazës së parë kualifikuese për botëror, po debutonte për Kosovën, shkruan sot Koha Ditore.

22-vjeçari nuk shënoi ndonjë gol siç nuk shënon në shumicën e ndeshjeve në të cilat paraqitet, por prapë mori lëvdatat e Ramadanit. Ishte paraqitja e tij në mbrojtje që u pëlqye nga Ramadani.

Në të vërtetë, Ramosaj u paraqit vetëm në fazën e mbrojtjes në atë ndeshje. Ai është lojtar i mbrojtjes, pra luan vetëm në mbrojtje. Për sulm ia lëshon vendin ndonjë lojtari tjetër. Në hendboll ka skuadra që në përbërje kanë lojtarë vetëm për mbrojtje. Zakonisht bëhet fjalë për lojtarë të gjatë e të fuqishëm që i kryejnë mirë detyrat defansive, por që për sulm nuk janë të efektshëm, ndër të tjera nuk e kanë lëvizshmërinë e duhur.

"Bujar Ramosaj ka luajtur ndeshjen e parë ndërkombëtare. Ai më ka befasuar me kapacitetin e tij të punës dhe për faktin që ka luftuar jo vetëm me zemër, por edhe me pjekuri", kishte thënë Ramadani...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).