Sport

“Ariu” shqiptar i Finlandës

Descriptive Text

Stërvitet deri në katër orë në ditë dhe pas çdo stërvitjeje të tillë, duhet të mbështjellë me akull ligamentet e nyjat, pasi dhembjet janë të mëdha.

Të nesërmen e përsërit të njëjtën rutinë, stërvitje të rënda dhe akull në shtëpi për t'i pushuar dhimbjet trupore. Dhe, kështu vazhdon çdo ditë, shkruan sot Koha Ditore.

Elbasan Prekaj ka kohë që stërvitet fort, por në dy javët e fundit i ka intensifikuar ato, meqë po përgatitet për paraqitje në një ngjarje sa të madhe, aq edhe të rëndësishme. Ai do të jetë shqiptari i parë që do të marrë pjesë në Lojërat Botërore të Forcës (World Strength Games) që do të mbahen në qytetin St. George të Utahs në SHBA, më 30 e 31 mars. Në këtë garë që do të jetë e para për Elbasanin, 31-vjeçari ka synime të mëdha. Do të paraqitet në tri disiplina, kurse në dy prej tyre synon të vendosë rekorde botërore të forcës.

"Edhe pse është një sport i rëndë me stërvitje të mundimshme e shumë dhimbje të ligamenteve e nyjave, unë e kam gjetur veten shumë mirë. Synimi është që të bëj emër dhe të arrij suksese të mëtejme", është shprehur Prekaj, i cili është nga fshati Dubovë i Pejës. "Unë e kam gjetur veten në këtë sport, i cili më ka hapur shumë rrugë dhe nuk jam pishman që merrem me të"....(më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).