Rihanna përkrah Mustafit pas fitores së Arsenalit

Rihanna përkrah Mustafit pas fitores së Arsenalit

03 shkurt 2018 23:35

Loja e mirë që Arsenal sonte ka zhvilluar ia ka vlejtur, pasi për këtë klub në “Emirates Stadium” kishte ardhur një tifoze e veçantë.

Këngëtarja me famë botërore, Rihanna ka zgjedhur që pas fitores së Arsenalit 5-1 ndaj Evertonit, të jetë përkrah shqiptarit Shkodran Mustafi.

Gëzimin e fitores dhe gëzimin dhe përkrahjen nga Rihanna, Mustafi e ka ndarë në rrjetet sociale me ndjekësit e tij, transmeton kp.

“Rezultati që na duhej sot. Faleminderit që ke kryqëzuar gishtërinjtë Rihanna sepse kjo gjithmonë ka rezultuar pozitive”, ka shkruar Mustafi.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme