Fillon meçi i Haxhi Krasniqit ndaj polakut Grafka

Fillon meçi i Haxhi Krasniqit ndaj polakut Grafka

03 shkurt 2018 22:16

Ka filluar meçi i boksit mes shqiptarit Haxhi Krasniqi dhe polakut, Bartlomiej Grafka.

Me këtë meç, Krasniqi nisë rrugëtimin për përpjekjen e tretë për titullin kampion bote për peshat super të mesme.

Takimi është duke u zhvilluar në “Gas Arena” në Halle të Gjermanisë dhe është një ndeshje kualifikuese drejt titullit të Gjermanisë. 

Kjo është sfida e parë e Krasniqit që nga muaji prill i vitit të kaluar, kur pësoi humbje nga Arthur Abraham.

Bartlomiej Grafka i ka fituar 20 nga 50 meçet që i ka zhvilluar në karrierë, duke i humbur 27 sosh dhe duke barazuar në tre të tjerë, transmeton kp. 

Në anën tjetër, Krasniqi i ka 45 fitore dhe pesë humbje, gjë që e bën atë favorit, për çka ndihmohet edhe nga motivi ekstra i lartë për t’iu ofruar titullit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme