Sport

Zeneli asiston në fitoren e Heerenveenit

Heerenveeni ka shënuar fitore minimale në shtëpi ndaj Twentes.

Në këtë takim me një asistim kontribuoi edhe mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli, raporton Koha.net.

Zeneli asistoi në minutën e 66 për Hoegh, që doli të ishte goli i fitores për vendasit.

Pas kësaj fitore Heerenveeni mban vendin e tetë me 30 pikë, përderisa Twente në vendin e 15 ka 16 pikë.