Shkëlqejnë Ramsey e Mkhitaryan në fitoren e thellë të Arsenalit ndaj Evertonit Foto: Reuters

Shkëlqejnë Ramsey e Mkhitaryan në fitoren e thellë të Arsenalit ndaj Evertonit

03 shkurt 2018 20:21

Aaron Ramsey ka shënuar “hat-trick” në përballjen e thellë të Arsenalit ndaj Evertonit, përderisa paraqitje të jashtëzakonshme pati edhe Henrikh Mkhitaryan që asistoi tre herë për bashkëlojtarët.

“Topçinjtë” e demoluan Evertonin duke e mposhtur me rezultat prej 5 me 1, raporton Koha.net. Dilema e fituesit u zgjidh në pjesën e parë pasi Arsenali shënoi katër herë.

Ramsey shënoi golin e parë në minutën e gjashtë pas asistimit nga Mkhitaryan. Epërsinë e dyfishoi Koscielny që shënoi me kokë nga afërsa pas asistimit nga Mustafi në minutën e 14.

Pas pesë minutave Arsenali e çoi rezultatin në 3 me 0, me golin e dytë të Ramseyt që shënoi nga asistimi i Iwobit.

Në debutim tek Arsenalis shënoi edhe Aubameyang në minutën e 37 pas asistimit nga armeni Mkhitaryan.

Në minutën e 64 Evertoni e ngushtoi epërsinë me golin e realizuar nga Calvert-Lewin.

Por, Arsenali shënoi edhe njëherë. Ishte Ramsey që kompletoi “hat-trickun” e golave në minutën e 72 e Mkhitaryan “hat-trickun” e asistimeve në këtë takim.

Arsenali tani në vendin e gjashtë ka 45 pikë, përderisa Evertoni në vendin e dhjetë ka 31 pikë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme