Sport

Rashica i lumtur për debutimin te Werderi

Milot Rashica ka debutuar në fitoren shumë të rëndësishme të Werder Bremenit në udhëtim te Schalke. Dhe për këtë ai është shprehur se është shumë i lumtur.

Në këtë takim Rashica luajti për 56 minuta, për t’u zëvendësuar në pjesën e dytë nga Johansson, transmeton Koha.net.

“Jam shumë i lumtur që kam debutuar por edhe më i lumtur për fitoren. Ishte një ndeshje me ritëm me të vërtetë të shpejtë dhe një atmosferë shumë e zhurmshme. Dhashë gjithçka dhe po shikoj përpara në javët e ardhshme dhe për më shumë minuta në Bundesligë”, është shprehur Rashica për faqen zyrtare të klubit.

Werderi e mposhti Schalken në udhëtim me rezultat prej 1 me 2.