Sport

Emir Sahiti zyrtarizon kalimin te Hajduk Split II

Emir Sahiti është futbollisti i radhës nga Kosova që do të bëjë karrierë në kampionatin kroat.

Hajduku i Splitit ka zyrtarizuar huazimit e talentit kosovar nga Rabotnikçki deri në fund të sezonit me mundësi të blerjes në verë, transmeton KTV.

19-vjeçari në tri vitet e fundit luajti te skuadra maqedonase ndërkaq fillimisht do të jetë pjesë e skuadrës së dytë te gjiganti kroat. Në pjesën e parë të stinorit me Rabotniçkin, Sahiti regjistroi 12 paraqitje në të gjitha garat duke shënuar 1 herë dhe asistuar 1 herë.

Te ekipi i dytë i Hajdukut, që bën gara në ligën e dytë të Kroacisë, Sahiti do të gjejë edhe mesfushorin durrsak, Ardit Deliu.