Kosova me tre garues në Grand Slamin e Parisit në xhudo

Kosova me tre garues në Grand Slamin e Parisit në xhudo

03 shkurt 2018 16:42

Distria Krasniqi, dhe Nora e Akil Gjakova do ta përfaqësojnë Kosovën në Grand Slamin e Parisit në xhudo, transmeton Koha.net.

Këtë e ka bërë të ditur Federata e Xhudos së Kosovës përmes faqes zyrtare.

Grand Slami i Parisit do të zhvillohet më 10 dhe 11 shkurt në “AccorHotels Arena”.

Federata e Xhudos bën të ditur se, “të tre garuesit do të ndeshen në ditën e parë të garave, të shtunën më 10 shkurt, kurse shorti i garës do të hidhet më 9 shkurt nga 14:00”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme