City ndalet nga Burnley Foto: Reuters

City ndalet nga Burnley

03 shkurt 2018 15:24

Rrugëtimin e Manchester Cityt drejt titullit të Premier Ligës e ka bllokuar përkohësisht Burnley që siguroi një barazim 1 me 1 me “Qytetarët”.

Djelmoshat e Pep Guardiolës ishin afër fitores, por në minutat e fundit të takimit vendasit siguruan një barazim të vlefshëm pas një forme të dobët në katër ndeshjet e fundit.

Golin e parë te City e realizoi mbrojtësi Danilo, i cili shënoi një gol të bukur nga distanca në minutën e 22.

Gudmunsson ishte heroi i Burnleyt në këtë takim kur realizoi gol në minutën e 83.

City tani ka 16 pikë më tepër se Manchester Unitedi në pozitën e dytë që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme