Sport

Pochettino: Fitorja në Anfield do të ishte e rëndësishme

Menaxheri i Tottenham Hotspurit, Mauricio Pochettino ka thënë se e di që fitorja kundër Liverpoolit në Anfield do të ishte vendimtare për pjesën e mbetur të sezonit.

Spurs muajin e kaluar qëndruan jashtë top-katërshes së Premier Ligës, por me fitoren 2 me 0 ndaj Manchester Unitedit, londinezët janë vetëm pesë pikë larg pozitës së dytë.

Në dy ndeshjet e ardhshme Tottenhami përballet me Liverpoolin dhe Arsenalin, derisa Pochettino ka thënë se ekipi i tij do të kalojë në një fazë të rëndësishme të sezonit.

“Do të jetë e rëndësishme për ne që të fitojmë, e dimë se do të jetë pasi përpara kemi periudhë të rëndësishme. Të mërkurën kemi FA Cup ndërsa derbin me Arsenalin, pastaj fillojmë Ligën e Kampionëve kundër Juventusit”, ka thënë Pochettino.

“Fitorja ndaj Liverpoolit do të jetë e rëndësishme për besimin tonë dhe synimin për të arritur më shumë, ka thënë veç të tjerash ai.