Pak fitore për karateistët kosovarë në Rusi

Pak fitore për karateistët kosovarë në Rusi

03 shkurt 2018 09:14

Plot karateistë të Kosovës kanë garuar të premten, në ditën e parë të kampionatit të 45-të evropian për juniorë, kadetë dhe për grupmoshën U-21.

Ky evropian po mbahet në Sochi të Rusisë, ndërsa asnjë karateist kosovarë të premten nuk ka zënë vend në nëntë më të mirët nëpër kategori, shkruan sot Koha Ditore.

Vlera Qerimi ka garuar në kategorinë mbi 54 kilogramë te kadetet dhe ka humbur nga grekja Ioanna Dellaporta. Te kadetët, në kategorinë deri 52 kilogramë, garoi Arlind Selmanaj, që humbi nga një finlandez. Albin Merovci garoi në kategorinë deri 57 kilogramë dhe pësoi nga një rumun. Dukshëm më i suksesshëm ishte Omer Sahiti, që fillimisht mposhti një islandez e më pas edhe një suedez, para se të ndalej nga një karateist spanjoll.

Ai garoi për kadetët në kategorinë deri 63 kilogramë. Dy fitore i shënoi edhe Betim Maliqi në kategorinë deri 70 kg (kadetët). Ai në luftën e tretë u ndal nga një spanjoll, ndonëse ishte duke udhëhequr 3:1. Por bëri një gabim dhe u diskualifikua. Maliqi fillimisht ka kaluar një garues italian dhe një estonez.

Melos Gashi në kategorinë mbi 70 kilogramë (kadetët) nuk ia doli të kalojë kundërshtarin e parë nga Greqia, kurse Albion Sopi e humbi përballjen e parë në kata (juniorët). Ai pësoi nga një spanjoll. Në grupmoshën U-21, në kata garoi Vlerona Shala që pësoi nga një sllovake.

Në grupmoshën e njëjtë, te meshkujt, Argjend Berjani fitoi 4:1 ndaj një qiprioti e më pas humbi 5:0 nga një bjellorus. Karateistë të tjerë do të garojnë për Kosovën në fundjavë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme