Prishtina para rrezikut të parë serioz këtë edicion

Prishtina para rrezikut të parë serioz këtë edicion

03 shkurt 2018 09:11

Dy prej 17 fitoreve të këtij edicioni, Sigal Prishtina i ka arritur ndaj Trepçës. Nuk kishte rivalitet në dy përballjet e kaluara mes rivalëve të vjetër, që vlerësohen ndër më të mëdhenjtë në basketbollin kosovar.

Në kuadër të javës së katërt Prishtina në "Minatori" fitoi me shifrat 108:42. Në javën e 11-të, Prishtina në shtëpi fitoi ndaj "xehetarëve" me rezultatin 123:61. Dy skuadrat përballen sërish të shtunën (sot) nga ora 19:00 në derbin e javës së 18-të të IP Superligës së Kosovës në basketboll, shkruan sot Koha Ditore.

Ndeshja e së shtunës pritet të ndryshojë shumë prej dy ndeshjeve të kaluara të Trepçës me Prishtinën. Trepça në vjeshtë ishte në krizë të thellë, por është riorganizuar tashmë dhe vlerësohet më e fortë. Ka kthyer katër lojtarë me përvojë dhe ka angazhuar dy amerikanë të rinj.

Po ashtu, e ka përkrahjen e madhe të tifozëve që në dy ndeshjet e kaluara e mbushën palestrën buzë Ibrit. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme