Rënia nuk e nxjerr Krasniqin nga rruga që ka marrë

Rënia nuk e nxjerr Krasniqin nga rruga që ka marrë

03 shkurt 2018 08:43

Haxhi Krasniqi po i kthehet rrugës që shpreson se do ta dërgojë te titulli i botës në boksin profesionist. Të shtunën mbrëma (sonte) në "Erdgas Arena" në Halle an der Saale të Gjermanisë, 30-vjeçari do të ngjitet në ring pas një kohe të gjatë, shkruan sot Koha Ditore.

Përballë nuk ka ndonjë boksier të nivelit më të lartë, si në luftën e kaluar. Meçin e fundit junikasi Krasniqi, që tashmë njihet me emrin Robin, e zhvilloi më 22 prill të vitit të kaluar.

U mposht në Gjermani nga legjenda e boksit të këtij vendi, Arthur Abraham me vendim unanim të gjyqtarëve pas 12 raundeve. Lufta ishte eliminatore për titull të botës. Është titulli i botës, që nuk e ka fituar asnjë boksier shqiptar, synimi i madh i Krasniqit.

Lufta e së shtunës është një hap i parë i ri, por jo shumë i afërt, i Krasniqit drejt këtij synimi. Ai do të përballet me polakun Bartlomiej Grafka. 29-vjeçari në boksin profesionist ka 20 fitore, plot 27 humbje e tri barazime. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme