Koeman merr drejtimin e Holandës

Koeman merr drejtimin e Holandës

02 shkurt 2018 22:44

Holanda zgjedh pasuesin e Dick Advocaatit, i cili dështoi ta kualifikonte kombëtarene “Tulipanëve” në Botërorin Rusia 2018.

Do të jetë Ronald Koeman tekniku i ri i Holandës i cili do t’i drejtojë “Tulipanët” në Ligën e Kombeve dhe në kualifikueset e kampionatit europian me objektivin për ta kualifikuar Holandën në Euro 2020.

Ish-trajneri Evertonit do të nënshkruajë në orët e ardhshme kontratën që do ta lidhë me federatën holandeze për dy vitet e ardhshme, transmeton SS.

Pas eksperiencave në Premier League me Southamptonin ku arriti rezultate shumë të mira dhe Evertonit nga të cilët u shkarkua si pasojë e rezultateve të dobëta për ish-mesfushorin e Holandës tashmë nis një eksperiencë e re ajo e trajnerit të përfaqësues së vendit të tij.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme