Debutim ëndrrash, Batshuayi dy gola e një asist në fitoren e Dortmundit

Debutim ëndrrash, Batshuayi dy gola e një asist në fitoren e Dortmundit

02 shkurt 2018 22:19

Dortmundi ka shënuar fitore prej 2 me 3 në udhëtim te Kolni, falë formës së shkëlqyer që tregoi në debutim belgu Michy Batshuayi.

Sulmuesi i Chelseat në huazim te Dortmundi deri në fund të këtij sezoni shënoi dy herë dhe asistoi në golin e fitores, transmeton Koha.net.

Ai i dha epërsinë Dortmundit në minutën e 35 pas asistimit nga Toljani.

Vendasit u kundërpërgjigjën prmes Zollerit që barazoi shifrat në minutën e 60, por pas 2 minutave Batshuayi shënoi edhe njëherë pas asistimit nga Pulisiq për ta rikthyer epërsinë e Dortmundit.

Në minutën e 70 Mere barazoi shifrat përsëri për Kolnin, por goli i minutës së 84 nga Schurrle, që realizoi pas asistimit të Batshuayit, i siguroi pikët e plota Dortmundit.

Dortmundi në vendin e dytë tani ka 34 pikë, përderisa Kolni në vendin e fundit ka vetëm 13 pikë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme