Nainggolan: Do të nënshkruaja kontratë të përjetshme me Romën

Nainggolan: Do të nënshkruaja kontratë të përjetshme me Romën

02 shkurt 2018 22:10

Radja Nainggolan thotë se me shumë kënaqësi do të nënshkruante kontratë të përjetshme me Romën, duke iu dhënë kështu spekulimeve se nuk e dëshiron largimin nga klubi italian.

Belgu që shumë kohë është i lidhur me një kalim tek Interi, Chelsea, Manchester Unitedi, Manchester City dhe në Kinë, transmeton Koha.net.

“Jam shumë i lumtur te Roma dhe nuk shoh ndonjë arsye përse duhet të largohem. Kam gjithçka që më duhet, në këtë situatë asnjë mal me para nuk mund të ma ndryshojnë mendjen. Do të nënshkruaja kontratë të përjetshme me Romën, dhe tashmë shumë klubeve iu kam thënë jo. Përveç, natyrisht nëse ata vendosim të më largojnë. Momentalisht jam i lumtur këtu dhe kjo është më e rëndësishmja për mua”, është shprehur Nainggolan për Sky Sport Italia.

Ai ka çmuar lartë ish-kapitenin e Romës dhe tani drejtorin e saj, Tottin për të cilin thotë se e ka inspiruar shumë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme