Reali hyn në garë për portierin e Romës

Reali hyn në garë për portierin e Romës

02 shkurt 2018 21:33

Portieri i Romës, Alisson Becker është vënë nën radarin e kampionit të Evropës.

Real Madridi ka kohë që kërkon një portier për të zëvendësuar Keylor Navasin.

Prioritet i “Los Blancos” është David de Gea, por duke parë rezistencën e Manchester United që nuk lejon shitjen e spanjollit, drejtuesit e Realit kanë kthyer sytë tek numri një i Romës, Alisson.

Braziliani po shkëlqen me ekipin romak që me pritjet e tij në shumë raste ka shpëtuar skuadrën e Eusebio di Francescos, transmeton kp.

Në verë pritet që Reali të bëjë një ofertë për 25-vjeçarin, i cili është edhe zgjedhja e parë e trajnerit Tite në kombëtaren e Brazilit.

Në garë për të raportohet se është edhe Liverpooli.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme