Portieri i Romës, Alisson Becker është vënë nën radarin e kampionit të Evropës.
Real Madridi ka kohë që kërkon një portier për të zëvendësuar Keylor Navasin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPrioritet i “Los Blancos” është David de Gea, por duke parë rezistencën e Manchester United që nuk lejon shitjen e spanjollit, drejtuesit e Realit kanë kthyer sytë tek numri një i Romës, Alisson.
Braziliani po shkëlqen me ekipin romak që me pritjet e tij në shumë raste ka shpëtuar skuadrën e Eusebio di Francescos, transmeton kp.
Në verë pritet që Reali të bëjë një ofertë për 25-vjeçarin, i cili është edhe zgjedhja e parë e trajnerit Tite në kombëtaren e Brazilit.
Në garë për të raportohet se është edhe Liverpooli.