Conte përjashton mundësinë të marrë drejtimin e Italisë Foto: Reuters

Conte përjashton mundësinë të marrë drejtimin e Italisë

02 shkurt 2018 17:00

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte ka përjashtuar mundësinë që të bëhet trajner i kombëtares italiane.

Federata italiane e futbollit (FIGC) të enjten kishte konfirmuar se Conte është njëri nga katër kandidatët që po konsiderohet për ta zëvendësuar Giampiero Venturan në krye të kombëtares së Italisë, transmeton Koha.net.

Zëvendëskomisioneri i Federatës dhe ish-mbrojtësi i Italisë, Alessandro Costacurta kishte thënë se është rrugës për në Londër që të takohet me Conten, raporton Football Italia. 

Megjithatë në një konferencë për media Conte e ka konfirmuar se ka edhe 18 muaj kontratë me Chelsean, të cilën dëshiron ta respektojë.

“Mund t’iu them se Costacurta është mik i imi dhe kemi luajtur në kombëtare më 1994. Ndoshta ai ka harruar se unë kam edhe 18 muaj kontratë me Chelsean dhe dëshira e vullneti im është që të përmbush këtë kontratë. Qëllimi im është që të respektoj kontratën. Ka shumë spekulime që ka fillimi i sezonit se do të shkarkohem, megjithatë nuk jam i interesuar dhe dëshira ime është që të bëj punën time”, është shprehur ai.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme