Mancini në krye të Italisë?

Mancini në krye të Italisë?

02 shkurt 2018 16:22

Dy gazeta të mëdha italiane kanë bërë të ditur se trajneri i Zenitit, Roberto Mancini, është favorit që ta marrë drejtimin e Përfaqësueses së Italisë.

Gazzetta dello Sport dhe Corriere dello Sport, besojnë se Mancini është në “pole-position”, për ta zëvendësuar Giampiero Venturan, ndërsa kandidatë tjerë për këtë detyrë janë edhe Antonio Conte, Carlo Ancelotti dhe Claudio Ranieri, transmeton KTV.

Ish trajneri i Interit dhe Manchester Cityt e mori drejtimin e Zenitit verën e kaluar, dhe e drejtoi skuadrën në vendin e dytë në ligën Ruse, si dhe i kualifikoi ata në 32 ekipet më të mira të Ligës së Evropës.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme