Zidane nuk dorëzohet për titull, nuk brengoset për të ardhmen e tij Foto: Reuters

Zidane nuk dorëzohet për titull, nuk brengoset për të ardhmen e tij

02 shkurt 2018 16:13

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë të premten në një konferencë për shtyp se lufta për titull të kampionit ende nuk ka përfunduar, edhe pse gjendet 19 pikë pas kryesueses, Barcelonës, me një ndeshje më pak, derisa të shtunën do të udhëtojë te Levante.

Francezi ka thënë poashtu se do të ishte gabim për klubin e tij nëse prej tani fillon të mendojë për ndeshjen e Ligës së Kampionëve përballë Paris Saint-Germainit, që luhet më 14 shkurt.

I pyetur për dyshimet për të ardhmen e tij në klub, Zidane ka thënë se nuk brengoset dhe vazhdon të mendojë vetëm për të tashmen, transmeton KTV.

“Los Blancos” momentalisht pozicionohet në vendin e katërt në La Liga me 38 pikë, dy më pak se vendi i tretë, Valencia, ndërsa kundërshtari i madrilenëve, Levante, është në vendin e 16-të me 19 pikë, dy më shumë se zona që dërgon një ligë më poshtë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme