Mourinho pranon se ka marrë fund gara për titull

Mourinho pranon se ka marrë fund gara për titull

02 shkurt 2018 15:28

Jose Mourinho ka pranuar se gara për titull ka marrë fund, duke thënë se Manchester Unitedi tani duhet të tentojë që të përfundojë “i pari nga të fundit”.

Humbja nga Tottenhami në mesjavë ka lënë Unitedin me 15 pikë prapa liderit Manchester Cityt dhe Mourinho e ka pranuar se distanca është shumë e largët kur kanë mbetur edhe 13 ndeshje deri në përfundim të sezonit.

“Na duhen pikë që të jemi të parët nga të fundit”, ka thënë Mourinho në konferencën për media.

“Duhet të tentojmë të përfundojmë të dytit. Ishim në këtë pozitë gjatë tërë sezonit. Ishim të parët për disa javë pastaj qëndruam të dytët. Nuk e mbaj mend se ishim të katërtit, të pestit apo të gjashtët, ishim aty që prej fillimit të sezonit”, ka thënë veç të tjerash portugezi.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme