Sport

Callejon: Besojmë në titull, ndeshja ndaj Juves vendimtare

Descriptive Text

Sulmuesi i Napolit, Jose Callejon ka deklaruar se ekipi i tij beson në titull të Serie A këtë edicion, megjithatë ka theksuar se ndeshja vendimtare do të jetë ajo ndaj Juventusit.

Napoli e Juventusi janë në garë direkte për titull këtë edicion, me Napolin që është në krye me 57 pikë, një pikë më shumë se kampioni në fuqi. Derbi ndërmjet tyre do të zhvillohet më 22 prill.

“Besojmë në Scudetto. Tani fillon pjesa e vështirë, duhet të vazhdojmë stërvitjet në të njëjtin nivel, jemi në krye dhe do të vazhdojmë t’i bëjmë gjërat mirë. Duam të jemi në krye edhe në fund, të rinjve iu kemi thënë se pjesa më e vështirë ende nuk ka ardhur, ndeshjet që kanë shumë presion. Shpresojmë të festojmë në fund. Ndeshja ndaj Biancoerëve më 22 prill përfundimisht do të jetë vendimtare”, ka thënë Callejon në Radio Kiss Kiss Napoli.

Ai më tutje ka shtuar, “duhet të qëndrojmë të qetë. Trajneri na jep besim të luajmë kështu. Duhet ta falënderojmë atë dhe stafin e tij për punën që po bëjnë”.