Berlusconi: Loja me një sulmues është defekti i Milanit

Berlusconi: Loja me një sulmues është defekti i Milanit

01 shkurt 2018 16:47

Ish-presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi ka thënë se defekti i Milanit aktualisht është loja me vetëm një sulmues.

Berlusconi thotë se ekipi që ka Milani momentalisht është më mirë që të luajë me dy sulmues, por askush nuk po e dëgjon, transmeton Koha.net.

“E kam shikuar ndeshjen ndaj Lazios mbrëmë, nuk ishte keq. Formacioni me të cilin fituam për 30 vjet ishte me dy sulmues, dhe ende mendoj se defekti i Milanit është loja me një sulmues. E kam thënë këtë por nuk më kanë dëgjuar”, është shprehur Berlusconi për Radio Radio.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme