Ibra: Jam sikur Indiana Jones

Ibra: Jam sikur Indiana Jones

17 shkurt 2017 15:31

Zlatan Ibrahimovic vazhdon të shkëlqejë me Manchester United.

Sulmuesi suedez i solli një fitore të re ‘Djajve të Kuq’, duke realizuar het-trik ndaj Saint Etienne në Ligën e Evropës.

Pas ndeshjes Ibra foli për gazetarët ku tregoi që synon të fitojë sa më shumë trofe që është e mundur me United, si dhe e krahasoi veten me heroin e filmit Indiana Jones, transmeton kp.

“Çdo trofe për mua është i çmueshëm, kudo që kam shkuar kam fituar dhe do të doja që një gjë të tillë ta bëja edhe këtu”, ka theksuar Ibrahimovic.

“Njerëzit që më njohin e dinë se unë jap më të mirën pa marrë parasysh se ku luaj”.

“Jam një fitues dhe ku ka luajtur kam fituar. Unë jam sikur Indiana Jones”, ka përfunduar Ibra.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme