Sport

Chelsea zyrtarizon Giroudin

Descriptive Text

Chelsea ka konfirmuar transferimin e Olivier Giroudit nga Arsenali. 

 

 


Chelsea arrin marrëveshje në parim me Arsenalin për Giroudin

Sky Sports News raporton se Chelsea ka arritur marrëveshje në parim me Arsenalin për sulmuesin francez Olivier Giroud.

Sipas këtyre raporteve 31 vjeçari ka kryer testet mjekësore dhe do të nënshkruajë kontratë që do ta mbajë atë në Stamford Bridge deri në qershor të vitit 2019, me opsion për ta vazhduar edhe për një vit tjetër, transmeton Koha.net.

Agjenti i sulmuesit francez ka udhëtuar në Londër për ta mbyllur marrëveshjen.

Chelsea për shërbimet e tij raportohet se ka paguar rreth 17 milionë euro, me 2.5 milionë euro bonuse.