Drejtori menaxhues i Romës, Maurio Baldissoni, ka konfirmuar se Edin Xheko nuk do të largohet nga klubi në ditën e fundit të afatit kalimtar.
31-vjeçari ishte lidhur ngushtë me një kalim te Chelsea, ndërsa sipas raportimeve, bisedimet mes dy klubeve kanë dështuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nëse Roma do të donte të shiste Xhekon, do të ecnim tutje me marrëveshje”, ka thënë ai. “Por klubi pati një qëndrim të pastër nuk bëmë panik dhe nuk provuam të përshpejtonim negociatat. Ai është lojtar i mrekullueshëm dhe jemi të lumtur që po qëndron këtu”.
Chelsea tani pritet të zyrtarizojë transferimin e Olivier Giroudit nga Arsenali.