Mesfushori Valon Behrami të dielën e shkuar shënoi golin e parë pas më shumë se shtatë vjetësh. Ai shënoi golin e fitores për Udinesen në udhëtim ndaj Genoas në kuadër të Serie A.
Behrami përfitoi nga një top i kthyer për të shënuar përtokë me këmbën e majtë prej rreth 18 metrave, në minutën 61-të. Golin e fundit, Behrami e kishte realizuar më 27 nëntor të vitit 2010 ndaj Wiganit me fanellën e skuadrës së West Hamit në kuadër të Premier League, ka shkruar të martën sajti italian "Tuttomercatoweb".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër Behramin ndeshja ndaj Genoas ishte e para pas një mungese prej tri ndeshjeve rresht shkaku i lëndimit. Në të vërtetë, ai këtë edicion ka pasur telashe me lëndime dhe deri më tash ka luajtur në vetëm dhjetë këtë edicion, transmeton Koha Ditore.
Në dhjetë ndeshje sa ka luajtur Behrami, tetë prej tyre kanë përfunduar me rezultat pozitiv për Udinesen. Udinese është ngritur në kuotën e 32 pikëve dhe zë vendin e nëntë në tabelë pas 22 xhirove. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).