Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pas Liverpoolit, Swansea befason edhe Arsenalin

Ekipi i Swanseas që po lufton për mbijetesë sivjet në Premier Ligë, pasi mposhti Liverpoolin xhiron e kaluar, sot është përkujdesur që të shkaktojë befasi, duke mposhtur Arsenalin me rezultat 3 me 1.

Ekipi uellsian me fitoren e dytë me radhë ka ngjallur shpresat për mbijetesë pasi nuk është në mesin e tri skuadrave të rrezikuara për rënie nga elita e futbollit anglez.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nacho Monreal fillimisht realizoi për Arsenalin në minutën e 33 ndërsa Clucas një minutë më vonë u përkujdes që Swansea të rikthente rezultatin për tre pikët e plota.

Jordan Ayew realizoi për rezultatin 2 me 1 në minutën e 61 ndërsa Clucas i dha fund serisë së golave në minutën e 86.

Me këtë fitore Swansea ngjitet në pozitën e 17 me 23 pikë derisa Arsenali mbetet në pozitën e gjashtë me 42 pikë.