Transferimi i Pierre-Emerick Aubameyangut nga Dortmundi tek Arsenali varet nga dy lëvizje tjera të mëdha në këtë afat kalimtar.
Teksa afati kalimtar i janarit mbyllet të mërkurën, sulmuesi i Arsenalit Olivier Giroud mund të jetë vendimtari për kalimin e sulmuesit të Gabonit në Londër.
Arsenali ka arritur marrëveshje me Dortmundin për 28-vjeçarin, që mund të largohet nga Gjermania vetëm nëse ‘verdhë e zinjtë’ gjejnë zëvendësimin e tij.
Për të kompletuar këtë transferim, BBC shkruan se pritet që Giroud të kalojë te Chelsea dhe nga Chelsea në drejtim të Dortmundit të largohet Michy Batshuayi.
-
30 janar 2018 11:39
-
Shpërndaje në: