Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hetemaj mund të transferohet te Cagliari

Mesfushori Përparim Hetemaj mund të transferohet te skuadra e Cagliarit.

Kështu është raportuar të hënën nga mediumet në Itali. Hetemaj 31-vjeçar me skuadrën e Chievos ka kontratë deri në verën e këtij viti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai nuk e ka vazhduar kontratën me skuadrën nga Verona. “Chievo është duke shikuar një futbollist për mesfushë në vend të Përparim Hetemajt që mund të transferohet te skuadra e Cagliarit”, shkruan “corrieredellosport.it”.

Ish-reprezentuesi i Finlandës, te Chievo është që nga viti 2011. Te Chievo u transferua nga Brescia.

Karrierë më herët ka bërë edhe te Twente në Holandë, AEK-u e Kalamarias në Greqi dhe Helsinki në Finlandë.