Qëndrimi i Zlatan Ibrahimoviqit në Manchester duket të ketë mbërritur në kapitullin e fundit dhe për suedezin hapet një perspektivë e re.
Sipas asaj që raporton ESPN, Ibrahimoviq është shumë pranë kalimit te LA Galaxy në SHBA dhe palët kanë arritur marrëveshjen, transmeton ksp. Ibra, i cili aktualisht është një prej futbollistëve më të paguar në Angli, mendohet se do të përfitojë një super pagë në Los Angeles, falë edhe mbështetjes së madhe të sponsorëve të klubit amerikan.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIbrahimoviq, i cili u rikthye në fushë në muajin nëntor pas një dëmtimi të rëndë që pësoi në gju prillin e shkuar, ka luajtur vetëm 7 ndeshje në këtë sezon për shkak të shqetësimeve që iu shfaqën sërish në gju, ka qëndruar larg skuadrës dhe pritet që javën e ardhshme të rifillojë stërvitjen.
Me ardhjen e Alexis Sanchez, mundësitë e aktivizimit për ish-sulmuesin e kombëtares suedeze janë zvogëluar shumë dhe LA Galaxy është një mundësi e mirë që 36-vjeçari të ketë më shumë minuta në dispozicion.